Lu siguron konsensusin e PD-së për drejtësinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Negociatat e ambasadorit amerikan Donald Lu për reformën ne drejtësi duket se i kane dhënë rezultatet e para. Edhe lideri i opozitës Lulzim Basha edhe ish-kryeministri Sali Berisha e kane garantuar diplomatin amerikan se do te votojnë ndryshimet kushtetuese, nëse ato i përmbahen opinionit te Komisionit te Venecias. Ajo qe ra ne sy ne artikulimin e Bashes pas takimit me Donald Lu ishte kalimi i topit për reformën ne drejtësi te kampi kundërshtar. Por Lulzim Basha nuk ka qene i vetmi politikan i se djathtës qe ka takuar ambasadori amerikan, pasi me herët ai i dorëzoi opinionin e Komisionit te Venecias edhe ish-kreut te PD Sali Berisha, duke vene ne dukje se ky dokument përfshin disa prej vërejtjeve kyçe qe opozita ka paraqitur ne lidhje me reformën ne drejtësi. Sipas njoftimit te shpërndare nga zyra pranë ish-kryeministrit Berisha, ky i fundit gjate takimit ka theksuar se komentet e Venecias dëshmojnë se opozita nuk është kundër reformës ne drejtësi, por kërkon nje reforme të standardeve më të mira europiane jashtë ndikimeve politike e partiake. Gjate këtij takimi, ish-kryeministri Berisha ka hedhur edhe një ide te re qe konsensusi për reformën ne drejtësi mund te arrihet, duke ndjekur te njëjtën rruge si ne rastin e dekriminalizimit. Por ligji per dekriminalizimin u miratua pas negociatave mes dy personave te vetëm, ministres Ermonela Felaj dhe demokratit Oerd Bylykbashi; ndërkohe qe ne reformën ne drejtësi jane te angazhuar me shume faktorë politike pa lëne mënjane ekspertet e SHBA e BE.

Free Traffic Exchange