Rama 60 min tek Meta pas rekomandimeve të Venecias, shtyhet festa PS-LSI - Ora News

2015-12-23 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta nuk e kanë thyer traditën e takimeve së të mërkurës, duke biseduar për afro 60 minuta në zyrën e kryeparlamentarit.Mendohet se në qendër të bisedës së tyre të ketë qenë reforma në drejtësi, e cila është kritkuar nga LSI përmes Ministrit Manjani, ndërsa ndryshime të thella të saj janë kërkuar nga Komisioni i Venecias.Ndërkohë, PS dhe LSI nuk do të festojnë bashkë këtë fundvit sikurse ishte parashikuar në 26 dhjetor, por do të shtyhet në 14 janar.
Dy aleatët në qeverisje Edi Rama dhe Ilir Meta, nuk e kanë thyer traditën e takimeve të përjavshme, edhe pse Parlamenti dhe deputetët kanë nisur pushimet e festave të fundvitit.
Kryeministri Edi Rama, i sapokthyer nga Izraeli, ishte në zyrën e kreut të Kuvendit Ilir Meta për gati 60 minuta.
Ndërsa koalicioni ka përmbyllur me dakordësi ligje të rëndësishme, si buxheti apo marrëveshja e dekriminalizimit, çështja që mbetet për diskutim mes palëve, e natyrisht mes bisedave kokë më kokë të dy aleatëve, është reforma në drejtësi.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-takim-me-meten-ne-kryesi-basha-mbledh-kryetaret-e-degeve-te-pd/