Kapet i kërkuari për vrasje Elson Daci - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-23 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një muaj pas vrasjes në Bathore, ku u ekzekutua Valmir Kolaveri dhe u plagos vëllai i tij, Roberti, policia e Tiranës ka vënë në pranga Elson Dacin, i dyshuari kryesor i këtij atentati. Arrestimi i tij është bërë rreth orës 23:30 të së martës, në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës. Gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën ku ai qëndronte iu gjet dhe arma e krimit, pistoletë ?TT? me 9 fishekë. Prej një muaji, Daci ishte shpallur në kërkim, ndërsa babai i tij dhe një person tjetër u arrestuan pasi e ndihmuan t?i largohej policisë. Vrasja ndodhi në datën 4 nëntor kur Valmir Kolaveri bashke me vëllain dhe kushëririn e tij u qëlluan me arme ne je lokal në bathore nga Elson Daci.Sipas policisë, arsyeja e krimit kishte të bënte me larje hesapesh, pasi viktima dhe te plagosurit e tjerë ishin te përfshirë në një trafik klandestinesh ne Angli.

Free Traffic Exchange