http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
38 mije mësues kërkojnë shpërblimin vjetor prej 10 mije lekësh te rinj dhe rritjen e pagës. Kërkesa është bere nga dy sindikatat përfaqësuese te arsimtareve. Referuar kontratës kolektive firmosur me Ministrinë e Arsimit, sindikalistet këmbëngulin per respektimin e këtyre dy pikave, ne rast te kundërt, do t?i drejtohen Gjykatës. 400 milion leke te rinj është fondi per shpërblimet vjetore te mësuesve. Sipas drejtuesve te sindikatës, dy vitet e kaluara, buxheti i planifikuar per shpërblimet është djegur. Sa i përket pagës se mësuesve ajo nuk ka pësuar rritje qe nga viti 2012. Meqe nje nga pikat e kontratës kolektive është dhe rritja e pagës, drejtuesit e sindikatës këmbëngulin per zbatimin e saj, duke filluar nga janari i 2016. Ndërkohë Ministria e Arsimit ende nuk ka një reagim ne lidhje me kërkesën e 38 mije arsimtareve dhe respektimin e kontratës me ta.