Probleme me paketat turistike - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-22 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Operatorët turistikë ankohen se tërheqja e qeverisë nga ulja e TVSH-së në turizëm, do t?i nxjerrë një pjesë të tyre me humbje për vitin 2016-të, pasi paketat që kanë shitur këtë periudhë kanë qënë më të lira sepse u ishte premtuar një TVSH në nivelin 8%, dhe jo 20% sa vijon të jetë në fuqi. Një pjesë e grupeve që organizojnë guida turistike në Shqipëri, thanë se qeveria duhet të marrë masat që të rregullojë menjëherë këtë sektor. Denoncimet për korrupsion, ku disa agjenci paguajnë për të çuar turistë në desatinacione të caktuara dhe ndalesat e shpeshta që u bëhen të huajve janë dy probleme të cilat rrezikojnë të të ulin numrin e vizitorëve në Shqipëri. Një sfidë që ka sektori i turizmit për vitin që vjen është thithja e turistëve rusë, pasi konflikti mes Rusisë dhe Turiqisë mund të ndryshojë destinacionin e tyre. Megjithatë, kapacitet all inclusive të Shqipërisë, janë mjaft të ulëta.