Xhihadistët sulmojnë Blushin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-22 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Procesi gjyqësor në ngarkim të 9 të pandehurve të akuzuar se rekrutonin luftëtare shqiptarë drejt Sirisë, nuk do të lejohet të xhirohet më nga kamerat e televizioneve. Shkak për këtë u bë vendimi i Gjykatës, e cila në seancën e 32 argumentoi se për shkaqe sigurie nuk do të lejohet më xhirimi audio e video. Prej më shumë se 4 javësh procesi ka hyrë në një ngërç, kjo pas kërkesave të të pandehurve por edhe largimit të tyre nga gjyqi në shenjë proteste kundër sistemit të drejtësisë. Që në nisje të gjykimit ata akuzojnë organin e akuzës por edhe gjykatën për manipulime madje dhe fshehje të së vërtetës. Në seancat e fundit ata akuzuan prokurorinë se ka stisur dokumente përgjimi madje dhe me ndihmën e avokatëve jo të zgjedhur prej tyre kërkojnë që procesi të mbyllet. Por sipas Gjykatës, të gjitha dokumentet janë konform ligjit çka solli dhe irritimin e të pandehurve të cilët braktisën sallën. Krahas akuzave drejtuar sistemit, të pandehurit nuk kursyen edhe politikën.Sërish Fadil Muslimani lëshoi akuza këtë herë ndaj deputetit socialist Ben Blushi, duke e akuzuar atë për tallje ndaj myslimaneve në librat e tij.