Rama: Gati marrëveshja me “Delek Group” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-22 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shteti shqiptar është pranë finalizimit të një marrëveshje me grupin më të madh të gazit dhe naftës në Izrael, ?Delek Grup?, përfaqësuesit e të cilës mbërrijnë në Shqipëri në fillim të vitit 2016. Lajmi është njoftuar nga kryeministri Edi Rama në ditën e dytë dhe të fundit të tij në Tel Aviv. Kreu i qeverisë shqiptare njoftoi se marrëveshja e miqësisë me Izraelin, nxit bashkëpunimin dhe në fusha të tjera të ekonomisë dhe çështjeve të sigurisë.?Është me rëndësi edhe çka mund të bëjmë së bashku në fushën e investimeve të drejtpërdrejta. Ne jemi në finalizim të një marrëveshje të rëndësishme për të pasur në Shqipëri edhe grupin më të madh izraelit në fushën e naftës dhe gazit, ?Delek Group? që do të fillojë besoj nga viti i ardhshëm të eksplorojë në territorin e Shqipërisë dhe në një sërë fushash të tjera si turizmi apo bujqësia ku ka një interes të veçantë nga ana e investitorëve këtu në këtë vend. Çka shkruhet në marrëveshje është fakti se ka një vullnet të madh që ne e vumë re të gjithë këtu në këtë vend për të zhvilluar një partneritet real me Shqipërinë, në të gjitha fushat, nga siguria, deri tek ekonomia dhe nga mbështetja për rritjen e kapaciteteve tona në luftën kundër terrorizmit dhe përsa i përket çdo forme të shfaqjes së tij, deri tek investimet e drejtpërdrejta nga Izraeli?.Kreu i qeverisë shqiptare është ndaluar dhe te çështja e Kosovës. Ai tha se qëndrimi i izraelit ne raport me shtetin me te ri ne Ballkan, por me situatën në Palestinë.?Përsa u përket çështjes së Kosovës është e qartë që qëndrimi izraelit nuk lidhet drejtpërdrejtë me Kosovën, por me kompleksitetin e një situate që nga krijimi i shtetit të izraelit në raport me Palestinën. Besoj që kjo është një çështje që do të shkojë paralel edhe më çështjen që lidh votën e izraelit me njohjen e shtetit të Kosovës?.Ndërkohë, kryeministri Rama ka zhvilluar takime me presidentin, kryetarin e parlamentit, kreun e opozitës si dhe kryebashkiakun e Jeruzalemit. Shefi i qeverise vizitoi edhe memorialin kushtuar viktimave te holokaustit e me pas u ndal edhe tek Bazilika e Varrit te Shenjte te Krishtit si dhe Te Muri i Lotëve.