E drejta e pronës në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-22 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E drejta e pronës e sanksionuar si një ndër parimet kryesore kushtetuese nuk mund te kaloje pa reforme sociale dhe ekonomike. Sipas kryetarit te Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, fillimisht çështja e pronave, por dhe kthimit e kompensimit të tyre janë ligjore ndaj dhe apeli shkon për ligjvënësit. Në prezantimin e studimit mbi të drejtën pronësore përgjatë 20 viteve të tranzicionit shqiptar, kryetari i Gjykatës së Lartë Xhevair Zaganjori përmendi kriteret që Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut i ka lënë shtetit shqiptar. Sipas zv/ministrit të drejtësisë Arben Isaraj, Gjykata Kushtetuese ka rolin parësor në garantimin e së drejtës, pasi kontrollon dhe veprimet politike. Botimi i pari për nga numri i vendimeve mbi te drejtën e pronësisë në Shqipëri shërben dhe si studim shkencor për studentët e drejtësisë.