Kosovë, palët presin vendimin e Kushtetueses - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-22 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse Gjykata Kushtetuese argumenton se marrëveshja për bashkësinë e komunave serbe, bie ndesh me ligjin themeltar të shtetit, atëherë ndërmjetësuesit e dialogut Prishtinë - Beograd mund të rinegocioje paktin. Gazeta ?Koha Ditore? citon burime diplomatike sipas të cilave, ky qëndrim nuk është mbajtur publikisht për shkak se kërkohet të shmanget influencimi i trupës së gjyqtarëve për këtë çështje, çka mund të sillte rrëzimin e këtij pakti. Të njëjtat burime theksojnë se pjesë të ndryshme të marrëveshjes nuk janë në harmoni me shtetin multietnik, që synon të funksionojë me standarde demokratike. Ndaj dhe kjo mund të rishikohet. Marrëveshja për asosacionin e komunave me shumicë serbe është një nga paktet që është kundërshtuar më shumë nga opozita në Kosovë dhe që ka sjellë dhe krizën politike në vend. Tre partitë kryesore kanë zgjedhur rrugën e bllokimit të kuvendit me gaz lotsjellës pasi sipas tyre kjo marrëveshje krijon shtet brenda shtetit. Haradinalj, Limaj e Ymeri kanë thënë se nuk do të ketë kthim pas pa rishikim të këtij pakti.