Taksat e reja të bashkisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-21 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Paketa e re fiskale për Bashkinë e Tiranës, synon te përmirësoje te ardhurat e këtij institucioni me borxhe te trashëguara ndaj biznesit. Kryebashkiaku Erion Veliaj, paraqiti buxhetin e vitit te ardhshëm ne këshillin ekonomik te Tiranës. Ai beri te ditur se parashikohen lehtësira ne procedurat e mbledhjes se taksave, te cilat u shërbejnë edhe qytetareve. Nje risi e kësaj pakete është taksa e infrastrukturës arsimore me vlere sa ajo e gjelbërimit, e cila sipas kryebashkiakut, do t?i japë fund mësimit me dy turne ne Tirane. Sipas kësaj skeme, ndërtohen shkollat dhe pagesa shlyhet me keste. Pjese e politikave fiskale per Tiranën është heqja e tatimit për biznesin e vogël dhe shpërblimi per ata qe punojnë token bujqësore. Per njësite e reja territoriale, do te kete ulje me 30 % te taksave te truallit dhe te pasurive te paluajtshme.