Pezullohet procesi ndaj Doshit e Frrokut - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-21 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Lartë pezulloi procesin gjyqësor ndaj deputetit Tom Doshi, ish-deputetit Mark Frroku dhe Durim Bamit, të tre të akuzuar për ?kallëzim të rremë? pasi sajuan historinë e vrasjes së Doshit me porosi të kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Gjykata vendosi t?i drejtohet Kushtetueses, pas kërkesës së Frrokut dhe Bamit për ndarjen e çështjes së tyre nga ajo e deputetit Doshi. Prokuroria e kundërshtoi kërkesën e avokatëve, pasi me ndarjen e dosjeve mund të prishen provat por Kolegji Penal vendosi t?i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar interpretimin ligjor të rastit kur persona me imunitet gjykohen së bashku me ata që nuk e gëzojnë atë.Në gjykim morën pjesë deputeti Tom Doshi dhe Mark Frroku, i cili në dalje komentoi hetimin e nisur mbi pasurinë e tij. Tom Doshi nuk foli pas vendimit të Gjykatës, ndërkohë që deputeti akuzon Frrokun se ishte ai që e lajmëroi për atentatin që po organizohej nga kryetari i kuvendit Ilir Meta.