http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çmimi i naftës bruto ka shënuar një rënie rekord që nuk ishte parë që nga viti 2004, ndërsa një fuçi u shit me 36.05 dollarë. Shkaku i këtij piku ishte mbiprodhimi dhe dështimi i furnizuesve për ta shitur atë. Ky rekord nuk ishte shënuar as në vitin 2008, kur ekonomia globale gjendej në recesion. Sipas analistëve ka pak gjasa që qe çmimi i naftës të bjerë më shumë se kaq pasi SHBA-ja dhe Rusia po rritin konsumin dhe automatikisht kërkesën për këtë produkt. Por e kundërta ka ndodhur në Shqipëri. Edhe pse në tregjet botërore nafta ka çmimin e 2004-es, sot një litër naftë shitet mesatarisht me 168 lek, rreth dy herë më i lartë se atëherë. Megjithatë trendi i rënies së çmimit të hidrokarbureve e ka shoqëruar edhe Shqipërinë. Në harkun kohor të një muaji, litri i naftës është ulur me 20 leke. Rënia e çmimit të naftës bruto në tregjet globale do të godasë edhe të ardhurat në buxhetin e shtetit si vend eksportues. Po ashtu edhe të ardhurat nga taksat e këtij produkti do të jenë më të ulëta.