http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Marrëdhënia me Kosovën është një ndër prioritetet me të cilat Brukseli kushtëzon anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian. Deklarata është bërë nga ambasadori amerikan në Beograd Majkëll Kirbi, gjatë një intervistë për agjencinë Tanjug.?Te gjithë flasin për kushte të reja të vendosura për Serbinë. Ka shumë kushte dhe ato janë bërë publike tashme. Sigurisht, një ndër to është normalizimin i marrëdhënieve me Prishtinën. Kjo është diçka që duhet të ndodhe patjetër. Por kushte të reja nuk ka. Ato i janë bërë të ditur opinionit publik?.Këto komente vijnë pas akuzave të ashpra të presidentit serb Nikoliç, i cili ka thënë se hapja e kapitullit 35 mes Brukselit dhe Beogradit është një kurth për vendin e tij. Nikoliç i ka kërkuar shpjegime zyrtareve ne BE, nëse kapitulli për Kosovën ka apo jo kusht final njohjen e shtetit me te ri ne Ballkan. Javën e kaluar kryeministri serb Vuçic nënshkroi hapjen e dy kapitujve me BE-ne, qe u konsiderua si faza e para anëtarësimit te Serbisë ne familjen europiane.