Ervin Kodra, shënjestra e atentatit në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-21 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ervin Kodra dyshohet te ketë qene shënjestra e atentatit te djeshëm, ku veç tij mbeti i vrare edhe 25 vjecari Endri Causha. Burimet nga policia bëjnë me dije se hetimet janë përqendruar në dy pista, prishja e pazareve të drogës dhe hakmarrja për shkak te implikimit te 32 vjecarit Kodra ne një vrasje. Ervin Kodra banor i qytetit te Durrësit, u akuzua per përkrahjen e autoreve te nje vrasje te ndodhur ne vitin 2008, pasi dyshohej se kishte ndihmuar vrasësin te largohej nga vendngjarja. Prokuroria nuk arriti tre siguroje prova qe e implikonin direkt ne vrasje dhe për kete arsye ai u shpall i pafajshëm. Por ndërkohe, uniformat blu kane ngritur dyshime se Kodra është marre edhe me trafik droge, ndërsa per te shkuarën e 25 vjecarit nga Vlora Endri Caushaj nuk ka ende shume te dhëna. Te rinjtë u ekzekutuan mbrëmjen e se dielës ne njërën prej zonave me te populluar te qytetit te Durrësit, teksa ishin duke lëvizur me mjetin e tyre tip BMV. Autori i krimit hapi zjarr me breshëri automatiku, duke i lëne te vdekur ne mjet. Pasi kreu krimin atentatori u largua me një mjet qe e priste pak metra larg vendngjarjes. Policia e Durrësit ka kërkuar nga bizneset që të vënë ne dispozicion kamerat e sigurisë që gjenden në vendin ku ndodhi atentati. Në bazë të këtyre filmimeve, policia shpreson që të krijojë një ide fillestare rreth autorëve të vrasjes.Që nga mbrëmja e djeshme janë shoqëruar në komisariat mbi 30 persona, të cilët janë marrë në pyetje si dëshmitarë që mund të kenë parë se çfarë ka ndodhur realisht mbrëmjen e djeshme.