http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në 95-vjetorin e krijimit të Bibliotekës Kombëtare, qeveria do të vë në dispozicion fonde për transformimin e saj dhe krijimin e një hapësire të përbashkët. Kryeministri Edi Rama vlerësoi si imperative që kapacitetet fizike të bëhen të plota dhe dy pjesët e ndara të ribashkohen. Jo vetëm Biblioteka Kombëtare, por edhe institucione të tjera kulturore do të përfitojnë mbështetje financiare nga qeveria, premtoi kreu i qeverisë. Në fund të fjalës së tij, kreu i qeverisë nuk ngurroi të bënte një batutë.?Po i dhuroj bibliotekës librin me zhgaravinat e mia??