http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga dita e hëne, kush udhëton drejt jugut me transportin urban, stacionin e autobusëve e gjen pranë sheshit ?Shqiponja? ne Tirane. Kryetari i Bashkisë se Tiranes, ishte këtë diele per te inspektuar vendqëndrimin e përkohshëm te autobusëve, qe udhëtojnë drejte Shqipërisë se mese dhe jugut, deri ne realizimin e investimit për dy terminale te rinj qe do te ketë kryeqyteti.?250 autobusë që çdo ditë bëjnë linjat e jugut dhe Shqipërisë së Mesme, nga sot e tutje nuk do të futen më përmes Tiranës. Kjo do të thotë se 250 nyje trafiku që krijoheshin gjatë ditës, sot janë një zhbllokim për qytetin?, tha Veliaj.Sipas Veliajt, përmes këtij këtij organizimi krijohet nje model i ri i menaxhim te transporti publik.?U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të përdorin vetëm autobusët e licencuar dhe të respektojnë ligjet. Janë të sigurt dhe të lirë. Duke zbritur këtu në sheshin ?Shqiponja?, ka një mundësi fantastike që më pas të zgjedhin me transportin e lirë urban që ka Tirana, drejtimin nga do të shkojnë?.Ne bashkëpunim edhe me policinë bashkiake dhe ate te shtetit, Veliaj tha se do merren masa ndaj atyre qe marrin pasagjer jashtë këtij terminali. Ne nje moment te dyte, bashkia do te vendose edhe per terminalin ndaj linjave te transporti drejt veriut.