Kastriot Ismailaj vodhi 5 milion euro - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-20 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet për ish-administratorin e DIA-s, kompanisë se mbledhjes së borxheve të CEZ Shpërndarje, Kastriot Ismailaj, dhe e dërgoi atë të pandehur në gjykatë nen akuzat e mashtrimit dhe te pastrimit te parave për gati 5 milionë euro. Sipas prokurorëve, Ismailaj në vitin 2005 ka krijuar kompaninë ?Adriatic Develeopment Corporation? me objekt ?Këshillimi, dhe financim për prodhimin e mineraleve, si dhe infrastrukturën e projekteve energjetike?. Nga hetimet doli se kjo shoqëri ishte fiktive, pasi nuk kishte zhvilluar aktivitet ekonomik, por n? llogaritë e saj ishin kryer transaksione financiare n? disa milionë euro. Në këtë llogari, nga viti 2006 deri ne 2015-en, kishin hyrë 9.8 milionë dollarë dhe 800 mijë euro ndërkohë që kishin dalë 4.1 milionë dollarë dhe 11 mijë euro, të cilat u konfiskuan nga organi i akuzës. Për këtë aktivitet prokuroria ngriti ndaj Ismailajt akuzën e pastrimit të parave. Për sa i përket shoqërisë ?DIA? sipas Prokurorisë, ajo u regjistrua në korrik 2010 në Ishujt Virgjin. Fillimisht marrëveshja e nënshkruar në vitin 2010 nuk u miratua nga bordi ndërkohë që e njëjta marrëveshje për mbledhjen e borxhit të CEZ u miratua në shkurt të 2011 me afat dyvjeçar, por që përfundoi në tetor të po atij viti. Në dosjen e Prokurorisë, bëhet me dije se për mbledhjen e borxheve, CEZ në bashkëpunim dhe me ish-kryetarin e Bordit Drejtues, Josef Heysek, i cili është nën hetim, i pagoi Ismailajt gati 5 milionë euro. Ismailaj nuk i përdori këto para për mbledhjen e borxheve , duke i shkaktuar në këtë mënyrë dhe shtetit shqiptar dëm financiar pasi zotëronte 26 % të aksioneve. Për prishjen e kontratës në vitin 2013 kur CEZ Shpërndarje u rikthye në administrim shtetëror Ismailaj iu drejtua Arbitrazhit, ku kërkonte 135 milionë euro shtetit shqiptar. Pak ditë më parë, Gjykata në Vienë rrëzoi kërkesën e tij, kjo pas hetimeve të nisura nga Prokuroria e Tiranës. 52-vjeçari aktualisht ndodhet ne burg, i arrestuar ne maj te këtij viti, ndërkohë që me dy akuzat e ngritura nga prokuroria, ai rrezikon nga 10 deri ne 20 vjet burg.

Free Traffic Exchange