http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aleanca Kuqezi protestoi përpara godinës së Ministrisë së Jashtme, ku kërkoi rrëzimin e qeverisë dhe shpërbërjen e Parlamentit. Protestuesit nuk u mjaftuan vetëm me parullat qeveritare, por hodhën në oborrin e Ministrisë flakadanë. I pari ishte kreu i këtij formacioni politik. Me protestën e kësaj të diele, Aleanca Kuqezi i bashkohet protestave të Partisë Demokratike kundër qeverisë dhe mazhorancës politike.