Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, pranoi në studion e lajmeve të Ora News keqpërdorimin e fesë Islame në funksion të terrorizmit megjithësë nuk kanë asnjë të përbashkët.
Rexhepi: Është një e vërtetë shumë e madhe me të cilën tërë bota merret me të dhe tërë bota, edhe ajo botë që nuk i njeh parimet e pastra islame lirisht mund të besojë se mos ka ndonjë lidhje terrozmi, mos iniciohet nga Kurani famëlartë.
Për Rexhepin një e vërtetë e hidhur dhe njollosje për gjithë shqiptarët janë edhe luftëtarët nga trojet tona që i janë bashkuar Shtetit Islamik.
Rexhepi: Për bindjet tona ka qenë një njollosje jashtëzakonisht e tmerrshme, jo simpatike, një njollosje e urrejtur nga besimtarë të vërtetë të islamit, njëherazi dhe si popull shqiptar.
Ndaj edhe Bashkësia Islame në Maqedoni ka hartuar një program për risocializimin e të penduarve dhe të kthyerve nga Shteti Islamik.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/te-kthyerit-nga-isis-rexhepi-program-risocializimi-burgu-nuk-eshte-zgjidhje/