Rezoluta e OKB për Sirinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-19 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për here te pare SHBA dhe Rusia bien dakord rreth nje plani paqeje per Sirinë. Këshilli i Sigurimit i OKB-se miratoi njëzëri nje rezolute per nisjen e bisedimeve mes palëve politike janarin e ardhshëm dhe krijimin e nje qeverie te unitetit brenda gjashte muajsh. Plani është përshëndetur nga sekretari amerikan i Shtetit, Kerry, qe e konsideron gur themeli ne përpjekjet per ndaljen e konfliktit. Megjithatë, bisedimet nuk prodhuan ndonjë marrëveshje per fatin e presidentit Assad, pasi rezoluta nuk përmend se cili do te jete roli i tij i ardhshëm. Vendet perëndimore kërkojnë largimin e tij, por Rusia dhe Kina mbrojnë qëndrimin se ky nuk duhet te jete parakusht per bisedimet e paqes.John Kerry:Presidenti Assad ka humbur besueshmërinë per te bashkuar vendin dhe për te siguruar se ai mund te qeverise vendin ne te ardhmen. Por kërkesa per largimin e tij te menjëhershëm do te ishte zgjatje e luftës.Sergei Lavrov:Vetëm populli sirian mund ta zgjedhe te ardhmen e tij. Kjo është nje përgjigje e qarte ndaj përpjekjeve per gjetjen e nje zgjidhjeje nga jashtë per sirianet, per çdo ceshtje, përfshire edhe ate te presidentit.Sipas rezolutës, zgjedhjet e reja duhet te mbahen brenda 18 muajve dhe per ketë periudhe duhet miratuar edhe kushtetuta e re. Te gjitha palëve u kërkohet te ndalin sulmet ndaj civileve. Kombet e Bashkuara kane një muaj kohe per t?i paraqitur këshillit opsionet per monitorimin e armëpushimit. Nga bisedimet jane përjashtuar grupe te konsideruara terroriste, si ISIS, apo Al Nusra.