Obama: Do t’a mposhtim ISIS - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-19 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pjesën me te madhe te konferencës se fundvitit presidenti amerikan Barack Obama ia kushtoi luftës kundër terrorizmit dhe veçanërisht betejës me shtetin islamik.?SHBA do ta godasin shtetin islamik me fort se kurrë. Ne do ta mundim atë. Detyra jone me e rëndësishme është te ruajmë sigurinë e Amerikës, te jemi vigjilente dhe te mos kemi frike. Është e vështire per ne te gjejmë ujqërit e vetmuar, ashtu si për te zbuluar, se cilat do te jene vrasjet e radhës.?Obama foli për arritjet ne luftën me militantet, duke theksuar se ISIS ka humbur rreth 40 përqind të zonave qe kontrollon në Irak dhe vazhdon të humbasë territor në Siri. Zyrtarët amerikane te zbulimit tha ai po kërkojnë mënyra për të monitoruar më mirë komunikimet e personave që dyshohen për terrorizëm. Shefi i Shtëpisë se Bardhe tha gjithashtu se mbyllja e burgut amerikan në Gjirin Guantanamo në Kubë është pjesë e strategjisë së tij kundër terrorizmit, pasi kjo qendër është magnet për xhihadistët. Ndërkaq, presidenti amerikan Obama, gjate nje bisede telefonike me homologun turk Erdogan i kërkoi atij te tërheqë trupat nga veriu i Irakut dhe te respektoje sovranitetin dhe integritetin territorial te këtij vendi. Bagdadi e akuzoi Ankaranë se kishte dërguar trupa shtesë në një kamp stërvitor pranë Mosulit, pa lejen e autoriteteve.