Ngecin investimet publike - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-19 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përveç faktit që administrata nuk po mbledh si duhet të ardhurat në buxhetin e shtetit, dy vitet e fundit edhe ecuria e shpenzimeve publike po ngadalësohet gjithnjë e më shumë. Deri në muajin tetor të këtij viti, qeveria nuk ka arritur dot të shpenzojë plot 80 milion dollarë nga zëri i shpenzimeve kapitale, fond i cili shkon për ndërtimin e rrugëve, shkollave dhe projekteve në infrastRuktUrë. Një vit më parë Ministria e Ekonomisë pranoi se fondet publike nuk u alokuan në kohë për shkak të ngrirjes që iu bë 5 muajve të parë të vitit, si kusht që kishte vendosur Fondi Monetar Ndërkombëtar. Por nëse në 2014-ën mosrealizimi i investimeve ishte në vlerën 52 milion dollarë, këtë vit shkon ne 80. Situata emergjente e fondeve publike në arkën e shtetit, të cilat rrezikojnë të digjen, kanë bërë që financat të rishikojnë për herë të dytë me akt normativ buxhetin e 2015-ës. Ministria e Financave ka depozituar një relacion në kuvend ku shprehet: "Në rastin konkret, vendi përballet me nevoja urgjente të ndryshimit të ligjit të buxhetit, veçanërisht të investimeve publike, në kuadër të nevojave për të siguruar stimujt fiskalë në ekonomi. Njëkohësisht, nevoja dhe urgjenca konsiston edhe në faktin se: Situata ekonomike e vendit kërkon përshpejtim të investimeve publike, me qëllim mbajtjen e saj në treguesit e parashikuar të rritjes. Institucionet buxhetore për angazhime të marra më parë, por, për të cilat nuk ka fonde të mjaftueshme, mund të krijojnë detyrime të reja të prapambetura, nëse nuk realizohen rialokimet e kërkuara". E kontaktuar nga Vizion Plus, Ministria e Zhvillimit Ekonomik shprehet se nuk është faji i saj në vonesën e alokimit të fondeve, por institucionet e tjera nuk kanë sjellë në kohë projektet. Me korrigjimet e fundit qeveria i jep para shtesë Ministrisë së Transporteve dhe Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, për të përfunduar projektet në infrastukturë.