Jo më gjela deti rrugëve të Tiranës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-19 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndryshe nga fundvitet e mëparshme, ne rrugët dhe tregjet e Tiranës nuk do te tregtohen me gjela deti apo shpendë te tjera. Duke filluar nga kjo fundjave, tregu i gjësë se gjalle per kryeqytetasit është ngritur ne fshatin Vishnje, te njësisë administrative Baldushk. Nga ky treg kryetari i bashkisë Erjon Veliaj garantoi qytetaret per cilësinë e produkteve qe tregtohen nga fermerët e zonës. Fermerët qe do te shesin produktet ne tregun e gjësë se gjalle ne Balduksh, do te certifikohen nga administratori i zonës. Me rastin e festave te fundvitit, bashkia vendosi te ngrejë jashtë qytetit nje treg te veçante për gjene e gjalle. Krahas gjelit te detit, qytetaret mund ta zgjedhin vete llojin e mishit qe dëshirojnë.