Manjani: Gjyqësori i korruptuar - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-19 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma ne drejtësi synon te largoje pushtetin gjyqësor nga kontrolli politik. Ministri i drejtësisë ka zgjedhur nje takim me studentet qe jane pjese e Lëvizjes Rinore per Integrim per te dhëne disa mesazhe ne lidhje me qëllimin e reformës me te përfolur ne skenën politike prej me shume se nje viti. Sipas Manjanit, garantimi i nje gjyqësori ta pavarur do te ndihmoje edhe luftën kundër individëve te korruptuar ne qeveri e ne administratën publike.?Gjykata nuk po e kryen detyrën ashtu siç duhet. Sepse gjykata, vendi, zyra, autoriteti shtetëror i ngarkuar me Kushtetutë dhe me ligj që t?i vërë fre këtij fenomeni, korruptohet për vete. Është shumë e thjeshtë të bësh zap një qeveri, është shumë e thjeshtë të bësh zap një parlament, është shumë e thjeshtë të bësh zap një administrator publik, një nëpunës shteti nëse gjykata funksionon. Nëse gjykata vendoset mbi pushtetin politik, problemi do të fillojë të zgjidhet. Sot nuk e kemi kështu. Dhe ky është thelbi i reformës. Ky është thelbi i asaj që ne duam të ndërtojmë. Duam të ndërtojmë një gjykatë që të jetë mbi pushtetin politik.Sipas Manjanit kjo reforme do te garantoje qe Gjykata te jete vendi ku njerëzit fitojnë te drejtën e tyre.?Reforma do të thotë të ndryshosh diçka. Nevoja për ndryshime është gjithmonë e pashmangshme. Gjykata është vendi ku qytetari duhet ta ndjejë veten se po zgjidh problemet. Vendi ku garantohet e drejta, ku garantohet barazia para ligjit. Po të shkojë tek pushteti politik, është e sigurtë që është korrupsion?.Të premten ekspertet e Komisionit per Reformën ne drejtësi u njohën me opinionin paraprak te Venecias ne lidhje me paketën e ndryshimeve kushtetuese, ndërkohe qe mendimi përfundimtar pritet te jepet ne mars, e pas kësaj reforma ne drejtësi do te jete gati per t?u votuar ne parlament.

Free Traffic Exchange