Vjen ekspozita “Ndërtesat e bardha” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-18 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tentativë për të kthyer vëmendjen në një kapitull të pashkruar të historisë së arkitekturës shqiptare. Kjo është ekspozita më e re në Galerinë Kombëtare të Arteve. ?Ndërtesa të bardha? janë quajtur spitalet nga vitet 1945 e deri pas rënies së regjimit diktatorial. Realizuesit e kësaj nisme, drejtuesit e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës e vlerësojnë këtë ekspozitë si një përballje me historikun e zhvillimit të vendit gjatë komunizmit duke synuar evidentimin e vlerave arkitektonike. Ministrja Gjermeni, e pranishme në hapjen e kësaj ekspozite tha se kjo është nje mënyrë e mirë për të njohur dhe evidentuar vlerat arkitektonike dhe ndërtimore të kësaj periudhe. Ekspozita vjen edhe si kujtesë për të gjithë ata që punuan për projektimin e këtyre godinave, ku janë shpëtuar jetë njerëzish. ?Ndërtesat e bardha? mbajnë firmat e Skënder Luarasit, Faik Alimehmetit, Agim Myftiut dhe Adem Stërmasit.