Takimi Rama-Meta, diskutohet për dekriminalizimin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-18 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zbatimi i procesit të dekriminalizimit mblodhi në rezidencën qeveritare pranë kryesisë së Kuvendit, krerët e mazhorancës qeverisëse. Kryeministri Rama, kreu i Kuvendit Meta, ministra dhe zyrtarë të lartë të dy partive aleate, diskutuan për rreth 1 orë e gjysmë, mbi pasojat e këtij procesi. Për kreun e qeverisë, ligji do t?i japë efektet në sesionin e ardhshëm parlamentar, janarin e vitit të ardhshëm.Ndërsa për kryeparlamentarin, rëndësi nuk ka se sa dhe kush preket, por vetë procesi.Edi Rama:Pres me padurim që me hyrjen në fuqi të ligjit të shohim se kush janë kriminelët, dhe në mos gabohem janë numëruar 19 të tillë nga ana e SHQUP, dhe nga ana tjetër secili të marrë përgjegjësinë para popullit shqiptar për çdo shpifje, akuzë apo kriminalizim që për interesa politike i ka bërë parlamentit dhe politikës në tërësi. Megjithatë ligji hyn menjëherë në fuqi dhe në janar kur të rimblidhet Parlamenti do të jetë momenti i së vërtetës për të parë sa ka pasur të vërtetë dhe sa ka qenë propaganda e mirënjohur dhe famëkeqe e baltës së një kundërshtari.Ilir Meta:Nuk është çështje statistikash dhe emrash. U krijua një shqetësim serioz. Jam i kënaqur që iu dha një zgjidhje të qartë dhe parimore. Jemi të vendosur për zbatimin e ligjit. Nuk ka rëndësi sa emra do të penalizohen nga ky ligj. Është e rëndësishme që shqiptarët do të jenë më të qetë për integritetin e përfaqësuesve të tyre.Reforma në drejtësi ishte tema tjetër e diskutuar gjatë mbledhjes.Edi Rama:Diskutuam për hapat e mëtejshëm të reformës në sistemin e drejtësisë, e cila kalon në një fazë të re pas mbështetjes së hapur që Komisioni i Venecias i jep kësaj reforme si një domosdoshmëri për ndryshim radikal. Jemi të bindur se është një përgjegjësi e kësaj shumice që ët çojë përpara këtë proces, për të cilin shqiptarët janë të bashkuar.Ilir Meta:Sa i takon reformës në sistemin e drejtësisë, mazharanca dhe opozita do dinë të japin zgjidhje parimore dhe gjithëpërfshirëse kësaj reforme mjaft të rëndësishme.Ky ishte takimi i fundit i Njësisë së Koordinimit Qeverisës për këtë sesion parlamentar, që mbyllet me seancën e së hënës së ardhshme. Gjatë kësaj seance, kryetari Kuvendit paralajmëroi se do të hidhet për votim ngritja e komisionit të reformës zgjedhore.