http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
720 persona përfitojnë nga ligji per amnistinë i miratuar me votat e shumicës ne Komisionin e Ligjeve, ndërkohe qe opozita ka abstenuar. Sipas draftit do te lirohen nga burgu te gjithë ata qytetare qe janë dënuar me vendim te formës se prere me burgim deri ne 2 vjet, personat qe jane dënuar me gjobe apo qe kane marre nje dënim alternativ; nga burgu do te dalin edhe ata te cilët ne momentin e hyrjes ne fuqi te këtij ligji u kane mbetur pa vuajtur nga dënimi deri ne 2 vjet. Nga amnistia nuk përfitojnë ata qe kane kryer vepra kundër njerëzimit, krime kundër jetës te kryera me dashje, veprat me qëllime terroriste, apo edhe ato qe prekin zgjedhjet e lira. Por ajo qe ra ne sy ne ketë ligj është se tradita e amnistive ka ndryshuar. Ka qene e zakonshme qe amnistia te parashikonte faljen e veprës, duke përfshire edhe ata persona qe ishin ne ndjekje penale, ndërsa kete here qeveria dhe deputetet e shumicës jane kufizuar vetëm te vendimet e formës se prere.