http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Atletiko i Madridit, Vijareal, Celta Vigo dhe Granada ishin 4 skuadrat e fundit qe prenë nje bilete për ne turin e 1/8 te Kupës se Mbretit ne Spanje, nje eksluzivitet i platformës Tring. Ne Vicente Calderon skuadra e Diego Simeones fitoi edhe ne ndeshjen e dyte kundër Reus Deportiu, ketë radhe me rezultatin 1-0. Edhe pse skuadër e kategorisë se trete katalanasit e Reus ju kundërpërgjigjen ne mënyrën me te mire madrileneve, duke zhvilluar një ndeshje pothuajse te barabarte gjate pjesës se pare. Ne lartësinë e duhur ishte portieri Edgar, i cili bllokoi disa here tentativat e Fernando Torres dhe Savic. Por me fillimin e pjesës se dyte te ashtuquajturit El Colchoneros arritën te zhbllokonin shifrat pas nje gjuajtje te ganezit Tomas, e devijuar nga nje prej mbrojtësve kundërshtare, duke surprizuar portierin Edgar. Miqtë u hodhën ne sulm deri ne minutat e fundit, por rezultati nuk ndryshoi me Atletikon qe vazhdon me tej. Asnjë problem edhe për Celta Vigon ne fitoren e dyte ndaj Leganes. Ne stadiumin ?Balaidos?, te zotëve te shtëpisë ju mjaftoi nje gol ne fund te pjesës se pare qe mbajti per autor danezi Daniel Was. Ne dy takimet e tjera Vijareal përmbysi shifrat e takimit te pare 2-3 për Huesken, duke fituar ne El Madrigal me rezultatin 2-0. Ndërkohe, edhe Granada beri te pavlefshëm fitoren e Leganes 2-1, duke e mundur ne ndeshjen e kthimit 1-0. Raundin e 1/16 te Kupës se Mbretit te apsionuarit e futbollit spanjoll patën mundësi ta ndiqnin ne nje maratone tre ditore ne Tring Hd me 12 ndeshje qe dhuruan spektakël, surpriza dhe emocione.