http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në vitet pas krizës, ekonomia e Shqipërisë është përkeqësuar, dhe nëse nuk arrihet të rriten investimet në sektorin privat, mund të përbëjë një pengesë serioze në zhvillimin ekonomik. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka prezantuar sëbashku me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, raportin e tranzicionit për vendet e Ballkanit. Ajo që binte më shumë në sy në rekomandimet që BERZH jepte për Shqipërinë, është mungesa e burimeve të financimit për ekonominë. Këtë fakt e pranoi edhe vetë kreu i Bankës Qendrore, i cili tha se përveç mungesës së tregut të kapitaleve Shqipëria po përjeton rënie jo vetëm të kredisë, por dhe të kërkesës për të marrë para nga sektori privat.Banka e Shqipërisë ka theksuar në vazhdimësi se kriza ekonomike dhe financiare botërore la gjurmë në zhvillimin e vendit. Një ndër efektet e spikatura të saj, ka qenë dhe ngadalësimi i ritmit të investimeve, nga një mesatare prej rreth 36% të PBB-së në dekadën para krizës në një mesatare prej rreth 28% të PBB-së në vitet pasuese. Sipas disa vlerësimeve, niveli i stokut të kapitalit për banor në Shqipëri është sa rreth 40% e nivelit mesatar të këtij treguesi për Eurozonën.Drejtori i Sektorit për Çështjet Ekonomike të Vendeve në BERZH, Peter Sanfey, i tërhoqi vëmendjen qeverisë se nuk po mbledh siç duhet taksat, ndërsa inkurajoi aksionin kundër informalitetit.?Si e shohim ne pikturën makroekonomike në Shqipëri? Treguesit makro kanë qënë stabël, po ka rënë mbledhja e të ardhurave më shumë se sa pritej. Kjo është një sfidë e madhe dhe një pikë që bën thirrje urgjente për të luftuar informalitetin. Sektori i energjisë ka arritur të stabilizohet, por megjithatë duhen nxitur investimet në këtë fushë dhe në infrastukturë, në mënyrë që biznesi të rritë investimet. Një pikë tjetër kritike për shqipërinë janë edhe kreditë me probleme.?BERZH i sugjeron institucioneve në Shqipëri që të marrin masa dhe të gjejnë burime të reja financimi për bizneset. Po ashtu vëmendje i tërhiqet dhe bankave dhe sipërmarrësve që të jenë më racionale në strategjitë që ndërtojnë.