Basha: Do të rrezojmë aparteidin! - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-17 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptarët nuk durojnë dot më! Shqiptarët duan një qeveri që të punojë për ta dhe jo një grup trafikantësh, të korruptuarish dhe hajdutësh! Mesazhi vjen nga kryetari demokrat Lulzim Basha para mbështetësve të opozitës, në protestën para Parlamentit. Rrugëdalja e vetme sipas tij, është një qeveri teknike që do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme.?Ky është aparteidi dhe ne do ta rrëzojmë me çdo kusht. Në fund do jetë një popull i tërë që do vendos dhe do zgjedhë mes alternativave dhe PS do shpalos alternativën e saj. Alternativa jo do jetë edhe kërkesa jonë ndaj shqiptarëve për të rikthyer besimin tek vendi i tyre që të nderojnë bashkë një jetë me standardet evropiane. Shqiptarë ngrihuni, shqiptarët nuk e kanë ngritur?.Për Bashen në vetëm dy vite qeverisje, ekonomia e shqiptarëve është rrënuar dhe nuk ka asnjë dritë në fund të tunelit. Deklaratat e forta të ambasadorëve kundër dhunës dhe paralajmërimet e tyre se nuk do tolerojnë kalimin e vijës së kuqe, duket se kishin bërë efektin.?Të tregojmë qytetarinë tonë, se jemi ndryshe me ta, duke mos prekur asnjë kapele dhe asnjë fije floku policisë tonë. Por jemi të vendosur me forcën e mosbindjes civile dhe të pamposhtur derisa të largojmë qeverinë e korrupsionit?.Pas proteste 4 orëshe para Kuvendit të Shqipërisë, protestuesit u shpërndanë. Tubimi i radhës do të jetë ai i 21 dhjetorit.

Free Traffic Exchange