http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga shfrytëzoi fjalimin vjetor ne parlament per t?i bere edhe njëherë apel klasës politike ne vend per t?u rikthyer ne tryezën e dialogut.?Jemi ne krize te thelle politike e morale, diskursi politik u shndërrua ne gare patriotizmi, forcën e argumentit s?mund ta zëvendësoje gazi lotsjellës?.Por opozita nuk ishte e pranishme ne salle per te dëgjuar propozimet konkrete te kryetares se shtetit si mundësi per gjetjen e konsensusit per dy marrëveshjet qe kane shkaktuar tensione katër muajt e fundit. Presidentja nuk e fshehu zhgënjimin per vendimin e Këshillit Europian qe nuk i hoqi vizat për qytetaret e Kosovës, por shprehu bindjen se me pune Kosova do te binde te gjithë skeptiket. Ajo vlerësoi rëndësinë e bisedimeve me Beogradin, pasi siç tha ajo rruga drejt Bashkimit Europian kushtëzohet nga ky dialog.