Mosbindje civile? Bushati: Gjuha e Berishës nuk shkon në fytyrën e Bashës- Ora News

2015-12-16 2

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Tare: Lidhur me politikën e brendshme dhe ndikimin e saj në politikën e jashtme Z.Bushati doja t?ju pyesja për thirrjen e opozitës për mosbindje civile dhe ndikimin që ka në klimën që krijohet me partnerët tanë ndërkombëtarë.
Bushati: Për shembull?
Tare:Si reagojnë partnerët tanë kur dëgjojnë se në Shqipëri do të ketë mosbindje civile?
Bushati: Në fakt un dëgjova Znj.Vokshi dhe të them të drejtën Albana më kujtoi Vjollca Vokshin e 97-ës. Më kujtoi motrën kur në televizion bënte thirrje për shtypjen me dhunë të protestës që ishte në Jugun e Shqipërisë .
Tare: Si i jepni jehonë diçkaje që nuk është vërtetuar kurrë që ekziston?
Bushati: Jo jo besoj e mbajmë mend të gjithë Vjollca Vokshin, Nuk e di a keni qënë atëherë në tregun mediatik.
Tare: Po e mbaj mend. Atëherë kam qënë dhe nuk mbaj mend të jetë bërë një deklaratë e tillë.
Bushati: E njohim të gjithë prandaj them Këto janë deklarata që nuk i bëjnë mirë as opozitës, natyrisht as imazhit të Shqipërisë , as klimës politike në vend siç mendoj që nuk ia rrisin dot as tonin e zërit me zor Z.Basha sepse shihet shumë qartë, nuk ka nevojë të jesh as specialist i medias as spindoctor për të kuptuar që mes asaj që thotë dhe mendon Z.Basha ka një hendek të madh sa një oqean dhe gjuha e Sali Berishës në fytyrën e Lulzim Bashës nuk shkon.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange