“145 mijë legalizime vitin tjetër” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-16 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama është rikthyer ne Kamze për te ndare certifikatat e legalizimit. Ndërsa ka bere nje krahasim me qeverisjen e shkuar për procesin e legalizimit, shefi i qeverise tha se ndryshimi është shume i madh. Ai ka shpalosur objektivin e qeverise për vitin e ardhshëm. Ndarja e certifikatave te legalizimit ka qene e mbushur me shkëmbime batutash. Duke marre shkas nga fakti qe Kamza konsiderohet nje bastion i djathte, Rama ka thumbuar kundërshtaret politike, Madje u ka sugjeruar banoreve te Kamzes qe pasi te marrin dokumentin e shtëpisë se tyre, te shkojnë ne miting. Nje nga banoret i ka kërkuar kryeministrit te kujdeset qe taksat per shtëpitë qe po legalizohen te mos jene te larta, por edhe ne këtë rast, Rama e kishte nje përgjigje me humor.