Rregullat e reja për patentat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-16 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjithë shoferët e automjeteve, të cilët do të aplikojnë për marrjen e lejes së drejtimit që prej janarit të 2016-ës, do të duhet të kalojnë procedura të reja. Vendimi që ka marrë Ministria e Transporteve nuk përfshin ata drejtues, të cilët kanë tashmë një patentë, por vetëm ata që duan të pajisen me leje drejtimi të re, ose kërkojnë ta rinovojnë atë. Nikolin Bërxhiku thotë se synohet që modeli i lejes së drejtimit të përafrohet me standardet e Bashkimit Europian. Aplikantët duke nisur që nga viti tjetër, nuk do të duhet më të venë në patentë grupin e gjakut dhe as shenjën e gishtit. Por a do të ketë kosto shtesë leja e re drejtimit? Ministria e Transporteve sqaron se ende nuk është vendosur tarifa që do të paguajnë qytetarët për këtë shërbim, pasi do të jetë kompania, e cila do të vendosë për kostot, por do të synohet që tarifa të mos ndryshojë nga ajo që është sot.