http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtatë shfaqje të trupës së baletit duartrokiten në shtetin fqinj, ndërsa suksesi i tyre u afishua gjerësisht në median italiane. Edhe pse modest, koreografi, Ilir Kerni nuk e mohon suksesin që ka pasur kjo trupë baleti dhe thekson se gjithçka ka ardhur nga puna e artistëve gjatë këtij viti. Një tur i tillë, do te nxisë artistët të përballen edhe me skena të tjera europiane. Programi kishte tre vepra të njohura ndërkombëtare me koreografi të Angjelin Preljocaj dhe Ilir Kernit. Por, këto vepra nuk ishin të vetmet që u duartrokitën. Balerinët, të cilët janë të njëjtët që shkëlqejnë edhe jashtë këtij teatri, ndihen të pavlerësuar nga publiku shqiptar. Edhe pse ne Tirane biletat kushtojnë shumë pak në krahasim me çmimin mesatar prej 60 euro në teatrot italiane, sërish salla e madhe e Teatrit të Operas dhe Baletit në kryeqytet nuk mbushet. Këtë e pranon edhe vetë Kerni. Megjithatë, edhe pse publiku tradicional i këtij institucioni është i pakët në numër, Kerni nuk harron te përmendë afrimin e të rinjve ne teatër, ku vetëm per ketë vit janë vene ne skene rreth 200 shfaqje.