“Palët konsensus për reformat” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-16 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkëpunim politik mes mazhorancës dhe opozitës, është apeli i ambasadores se Bashkimit Europian Romana Vlahutin në mbledhjen e Komisionit te Jashtëm parlamentar. Gjithçka në funksion në reformave që vendi t?i afrohet më shumë Bashkimit Europian. Në një mbledhje me dyer të mbyllura me deputetet, diplomatja europiane u fokusua te procesi i anëtarësimit te Shqipërisë ne BE. Prioritet, mësohet të ketë thënë Vlahutin, është reforma në sistemin e drejtësisë. Por, në diskutimet me deputetët, burimet brenda mbledhjes bëjnë me dije se është anashkaluar situata aktuale politike, ku opozita është përfshirë në një valë protestash antiqeveritare. Në përfundim të mbledhjes, ambasadorja Vlahutin tha në një prononcim të shkurtër për mediat se palët ishin në një mëndje, sa i takon angazhimit për të vijuar me reformat. Për BE-në reforma në drejtësi është hap i panegociueshëm për anëtarësimin e Shqipërisë. Romana Vlahutin, gjatë tryezave të debateve për reformën në drejtësi, ka qenë e ashpër në deklaratat e saj, duke thënë se në Shqipëri ka disa gjyqtarë, pronat e të cilëve kanë vlerë miliona euro dhe që janë të pashpjegueshme.