Arratiset i dënuari në Aeroportin e Rinasit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-16 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Arnolt  Canameti 20 vjeçari nga Burreli, i cili edhe pse i kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje, shkatërrim prone dhe prishje të qetësisë publike u arratis nga policia mbrëmjen e së martës në Rinas. I shpallur në kërkim nga autoritete shqiptare, por i deportuar nga Franca për shkak të shkeljes së lejes së qëndrimit Canameti u arratis në mënyrë spektakolare, sapo zbriti nga avioni. Policia njoftoi se ai u ndihmua nga dy persona të tjerë 50 vjecari Murat Hysa dhe Ylber Ndoi 29 vjeç, të cilët e prisnin jashtë rrethimit të aeroportit. Të dy këta persona u arrestuan, pasi përkrahën 20 vjeçarin, por ende asnjë gjurmë për Canametin. E ajo që rëndon akoma më shumë mbi autoritete shqiptare është dhe mungesa e informacionit se në avion së bashku me 20 të deportuarit e tjerë ishte dhe i shumëkërkuari. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, autoritete nuk kishin informacion paraprak se në avion udhëtonte 20 vjecari, i cili gjatë shoqërimit nga avioni në drejtim të godinës së përpunimit të shtetasve, duke përfituar nga mungesa e vëmendjes së shërbimeve të policisë u largua në drejtim të daljes nga rrethimi i aeroportit. Ky nuk është rasti i parë që të arrestuar apo të dënuar u ikin policeve. Vetëm pak kohë më parë nga komisariati nr 3 u arratisën dy persona. Këngëtari i njohur Stresi u hodh nga kati i dytë i godinës ku ishte ndaluar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërkohë që në nëntor Bledar Zefi i shpallur në kërkim ndërkombëtar vetëm pak minuta pasi ishte arrestuar nga forcat operacionale u arratis me pretekstin se po shkonte në tualet.

Free Traffic Exchange