Protesta e opozitës, PS: Nuk ka kauzë - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-12-16 0

Një ditë përpara protestës së dytë, të paralajmëruar nga opozita përballë hyrjes së Kuvendit, reagoi Partia Socialiste. Deputetja Olta Xhaçka, nga selia rozë thotë se opozita nuk kanë asnjë kauzë, asnjë kundërshti politike apo programore. Sipas saj, zyrtarët e Partisë Demokratike kërkojnë që, përmes forcës dhe ultimatumeve, të zëvendësojnë një qeveri legjitime, një mazhorancë të mbështetur fuqimisht nga vullneti i shqiptarëve.