http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas Barcelonës edhe Betis Deportivo La Korunja, Espanjol dhe Sevilja prenë nje bilete per ne raundin e 1/16 te kupës se mbretit ne Spanje, nje eksluzivitet i platformës Tring Hd. Ne El Molinon edhe pse zhvilloi një ndeshje te mire Sportingu i Gijonit nuk shkoi me shume se barazimi 3-3 ndaj Betis, me andaluzit qe vazhdojnë me tej fale fitores 2-0 ne takimin e pare. Vendasit zhbllokuan shifrat ne minutën e 14 pas një goditje me koke te kolumbianit Bernardo, por u barazuan 4 minuta me vone, kur Van Volsfinkel gjeti rrjetën. Me fillimin e pjesës se dyte, loja ndryshoi tërësisht per te zotet e shtëpisë, fale futjes ne loje te talentit Haliloviç. Kroati 19 vjeçar kaloi përsëri ne avantazh skuadrën me nje gjuajtje fantastike, ndërsa ne minutën e 74 realizoi golin e trete nga pika e bardhe e penalltisë. Por Betis goditi pikërisht ne momentin me te mire te vendasve. Holandezi Van Volsfinkel shënoi golin e dyte ne minutën e 83, ndërsa Cejudo 5 minuta me vone barazoi shifrat. Ne Riazor Deportivo La Korunjas i mjaftoi nje barazim 1-1 me Llagostera dhe fale fitores 2-1 ne ndeshjen e pare preku kualifikimin per ne raundin tjetër. Te dy golat u shënuan ne pjesën e dyte te takimit. Fillimisht Dominguez kaloi ne avantazh vendasit ne minutën e 69, ndërsa Lopez nga pika e bardhe 10 minuta me vone ktheu gjithçka ne baraspeshe. Ne takimet e tjera Sevilja fitoi edhe ne shtëpi kete here 2-0 përballe Longronjes, pas ndeshjes se pare 3-0. Ndërsa Espanjol largoi nga skena një tjetër skuadër te La Liga Levanten me rezultatin 2-1. Raundi i 1/32-tat vazhdon sonte ne Tring me 4 takime te tjera. Ne orën 20 Atletik Bilbao përballet me Linense, ndërsa Getafe kërkon përmbysjen e shifrave ndaj Rajo Vajekano. Ne orën 21 përballe njeri - tjetrit do te jene real Sociedad - Las Palmas dhe Valencia - Barakaldo.