Serbia, e paqartë për Kosovën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-16 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas hapjes së dy kapitujve me BE-ne, që përbëjnë fazën e parë të anëtarësimit në familjen europaine, presidenti serb Tomisllav Nikolic, ka thënë Evropa duhet të ndajë nëse e do Serbinë me apo pa Kosovën. Deklarata është bërë gjatë një interviste për televizionin publik serb, RTS. Nikolic tha se në kapitullin 35 nuk përcaktohet nëse do të këtë kushte të reja, duke nënkuptuar njohjen apo jo. Në këtë dokument thuhet se ?Serbia nuk është e detyruar te njoh pavarësinë e Kosovës, por avancimi i procesit integrues te saj do te ngece, nese nuk shihen përparime ne marrëveshjet me ketë shtet?. Për raportet me Kosovën, përfaqësues te qeverisë serbe janë të detyruar të raportojnë të paktën dy herë në vit.

Free Traffic Exchange