http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas një kohe të gjatë hetimesh prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjykatë dosjen për 11 persona, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të njohur me emrin ?Babagjyshat?. Këta persona akuzohen se për dy vite kanë qenë protagoniste ne 13 ngjarje kriminale si ?vjedhje me armë?, ?plagosje e rëndë?, mbajtje pa leje të armëve luftarake? dhe ?kryerje të veprave penale në kuadër të grupit kriminal?. Për gjykim janë dërguar Ilir Kupa, Fatmir Pjetri, Agustin Sula, Julian Qerrushi, Dritan Kola, Saimir Kala, Mark Shpendi, Hajdar Sefa, Lin Kala, Edmond Selala dhe Angjelin Ndreka. Grupi i cili drejtohej nga Ilir Kupa u bë mjaft i njohur për vjedhjen spektakolare të 24 dhjetorit të vitit 2013 të një argjendarie në një qendër tregtare në Tiranë. Ata ishin veshur si babagjysha, prej nga ka marrë dhe emrin grupi i tyre. Hetimet kanë çuar edhe në zbardhjen dhe mekanizmin se si ky grup funksiononte: fillimisht vidheshin makinat që do të përdoreshin në krim, ato më pas digjeshin duke u ndërruar në ikje për të humbur gjurmët. 11 anëtarët kishin detyra të ndara mes tyre qe nga piketimi i biznesit që do grabitej e deri tek vendosja e orarit apo veshja që do përdorej.