http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama zgjodhi Shkodrën për të kërkuar ndjesë lidhur me dekoratën që Ministria e Mbrojtjes i ka dhënë persekutorit të At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit.Por kreu i qeverisë tha se nëse ky ishte një gabim, burimi i të cilit vjen nga ligji 7874 i vitit 1994, të harruar dhe miratuar nga Presidenti i Republikës së asaj kohe, Sali Berisha. Kriminalizim i quan kryeministri Rama edhe sulmet dhe akuzat që opozita i bën qeverisë, për ndërtimin e bunkerit pranë Ministrisë së Brendshme.Ai gjen tek përpjekja e opozitës, për ta shkatërruar bunkerin, kompleksin Frojdian.?Nëse do ishte gjallë Frojdi do thoshte, nuk kanë faj, po djegin bunkerin që kanë brenda.?Një histori tipike e kriminalizimit të kundërshtarit me mjete të botës së errët, Rama i konsideroi edhe sulmet ndaj tij, për diskriminimin të veriorëve.