http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare po rishikon kontratën që ka me kompaninë që markon karburantet ?Global Fluid International?. Në orët e para të ditës, ka qenë vetë firma e cila duke vijuar ?luftën? me Ministrinë e Financave e akuzon atë si përgjegjësen kryesore për ndërprerjen e punës një javë më parë. Në pretendimet e saj, GFI thotë se edhe pse ka ekskluzivitetin e shënjimit të të gjithë naftës që qarkullon në territorin shqiptar, përfshirë edhe atë bruto, ka arritur të punojë vetëm me 30% të kësaj lënde, gjë e cila i ka shkaktuar humbje të?GFI Albania ka punuar që nga viti 2013 vetëm me 30% të kapacitetit të planifikuar. Megjithë humbjet financiare të akumuluara gjatë këtyre dy viteve, ne jemi krenarë për kontributin tonë në luftën kundër evazionit fiskal. Përmes punës së GFI Albania, buxheti i shtetit gjatë vitit të fundit i ka rritur të ardhurat me 60 milion USD shtesë, në një kohë që shumë tregues të tjerë fiskalë kanë pësuar rënie?.Kompania e akuzon qeverinë shqiptare se ka lejuar qëllimisht evazionin e madh që ka ky sektor, i cili kap vlerën e 70 milion dollarëve në vit. Në njoftimin për shtyp GFI thotë se e ka njoftuar autoritetin kontraktues, në këtë rast ministrinë e financave, për pika karburantesh që përziejnë naftën dhe vjedhin shtetin e konsumatorin.?Kemi zbuluar dhe i kemi raportuar me prova Autoritetit Kontraktues që disa qindra pika karburanti në vend furnizonin qytetarët me karburante kontrabandë apo të përziera, duke shkaktuar kështu jo vetëm humbje fiskale por edhe dëme për ambientin, mjetet motorike dhe shëndetin publik. I kemi vënë në duar Autoritetit Kontraktues një instrument të teknologjisë së lartë, që duhet të përdoret për të luftuar evazionin fiskal edhe në sektorin e naftës bruto që vlerësohet të jetë në nivelin e 70 milion dollarëve në vit!?Por financat thotë se pretendimet e kompanisë nuk qëndrojnë, pasi Bankers Petroleum, si prodhuesi më i madh i naftës bruto e ka ftuar kompaninë të shënjojë naftën përpara tre muajsh, por kjo e fundit nuk ka shkuar. E kontaktuar nga Vizion Plus, Ministria e Financave shprehet se për denoncimet që GFI ka bërë për përzierjen e naftës, ka kërkuar raporte dhe analiza, por kjo e fundit nuk i ka çuar asnjë rast. Me sa duket ?lufta? mes global fluid dhe qeverisë shqiptare, nuk ka marrë fund ende, financat janë të qarta në qëndrimin e tyre se do të rishikojnë këtë koncesion dhe thonë se njësoj si markimi i karburanteve janë në negociata edhe me disa kontrata të tjera monopol, një prej të cilave është edhe dhënia e pullave fiskale.