Basha “ankohet” te Merkel - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-15 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka përcjelle tek zyrtaret e larte te Gjermanisë shqetësimin e Partisë Demokratike per situatën e vështire, qe sipas tij, po kalon vendi duke theksuar se zgjidhja eshte qeveria teknike. Ndërsa ka marre pjese në Kongresin e partisë së kancelares Angela Merkel CDU, Basha gjate takimeve me politikanet gjermane ka denoncuar korrupsionin, krimin me lidhje qeveritare, rënien e shtetit ligjor dhe shkatërrimi i zgjedhjeve ne Shqipëri. Ne bisedat me presidentin e Partisë Popullore Europiane, kryetarin e Parlamentit të Gjermanisë Norbert Lammert, kryetarin e Komisionit të Çështjeve Europiane në Bundestag, me ministrin e Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere Basha ka folur edhe per nje revolte popullore e cila sipas tij ka shpërthyer në të gjithë vendin dhe se bashku me numrin e lartë te azilkërkuesve shqiptarë jane dëshmia më e qartë e situatës së rëndë ekonomike, papunësisë që shtohet dhe dhunës qeveritare ndaj të pamundurve. Basha ka argumentuar para politikaneve gjermane se kjo qeveri qe ka shkatërruar zgjedhjet vendore nuk mund te beje proces elektoral te ndershëm e nuk mund te jape zgjidhje per situatën ekonomike duke theksuar se e vetmja rrugëdalje eshte krijimi i nje qeverie teknike per te përgatitur zgjedhje te lira. Kryetari i Partisë Demokratike pati një bashkëbisedim edhe me kancelaren Angela Merkel, të cilën e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Shqipërisë.