Xhihadistët, mesazh Bashës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-15 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këtë të martë gjyqi ndaj 9 të pandehurve të akuzuar si rekrutues të luftëtarëve shqiptarë drejt Sirisë nuk nisi me akuza, por me një mesazh për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Pas mesazheve kërcënuese drejtuar kryeministrit Rama një seancë më parë, Fadil Muslimani nuk kurseu një bejte për Bashën, të cilit i kujtoi se diktatorët nuk largohen me ledhatime.?C?bën kështu more Lulzimnuk shembet diktatura me ledhatim.?Fadil Muslimani vazhdoi serish te akuzoje shtypin per persekutimin e besimtareve myslimanë. Ai tha qe vetëm xhihadi sjell paqe dhe lumturon njerëzit. Nga ana tjetër i pandehuri tjetër Geri Pashja kanosi avokatin e caktuar nga shteti, duke i kërkuar te largohet nga salla, pasi sipas tij ai ka pranuar të njohë disa akte përgjimi, për të cilat vetë Pashja nuk është në dijeni. Një seancë më parë Fadil Muslimani, kërcënoi hapur kryeministrin Rama. ?I them piktorit mason mos ta shaje ISIS, pasi jeni ju që e vodhët ketë popull. Nuk jemi të pavarur, vetëm ISIS e çliron Shqipërinë ? - tha me tone të larta i pandehuri i cili nuk la pa akuzuar dhe presidentin Nishani, që sipas tij merr fleta lavdërimi për luftën ndaj besimtarëve.

Free Traffic Exchange