http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është një nga sfidat që Serbia duhet të plotësojë për t?u bërë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian. Kjo është ajo që zyrtarët në Bruksel i prezantuan kryeministrit Vuçiç, në hapje të kapitujve 32 për kontrollin financiar dhe 35 raportet me Kosovën. Duke folur në konferencë për shtyp eurokomisioneri Johanes Han tha se dy vendet janë zotuar për thellim të bashkëpunimit.Johanes Han:Nëse investon në Serbi, ju investoni në Europë dhe ky është një sinjal i qartë. Si Serbia ashtu dhe Kosova kanë pranuar faktin se ato nuk duhet të bllokojnë njëra tjetrën në procesin e integrimit. Kjo qasje e përbashkët është zbatuar në procesin e Berlinit sa i takon projekteve ndërkufitar, transportit dhe energjisë. Asnjë shtet i rajonit nuk duhet të bllokoje njëri tjetrin.Aleksandër Vuçiç:Dua të përgëzoj të gjithë qytetarët e Serbisë për këtë sukses të madh. Kjo është një ditë e madhe për ne. Ne po shkruajmë faqet e historisë tonë. Nuk kemi pse të ëndërrojmë më për BE-në. Ajo që duhet të bëjmë është të punojmë fortë për angazhimet që kemi marrë dhe në këtë mënyrë ne do të jemi pjesë e familjes europiane.Sikurse parashikohet ne ketë kapitull, Serbia nuk është e detyruar te njoh pavarësinë e Kosovës, por avancimi i procesit integrues te saj do te ngec, nëse nuk shihen përparime ne marrëveshjet dypalëshe. Zyrtaret ne Beograd janë te detyruar te raportojnë dy here ne vit sa i takon progresit qe është bere mes dy vendeve. Si Serbia ashtu dhe Kosova kanë nënshkruar një seri marrëveshjesh në kuadër të dialogut që po mbajnë në Bruksel. Madje një prej këtyre pakteve, ajo për bashkësinë e komunave serbe është një nga arsyet e krizës politike në Kosovë.