http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Matura shtetërore nuk do te jete me procesi qe te siguron hyrjen ne Universitet. Me miratimin e ligjit te arsimit te larte, ky provim konsiderohet vetëm si përmbyllës i shkollës se mesme. Ndërsa per te ndjekur studimet e larta, ne publik apo privat, çdo maturant duhet te kete notën mesatare dhe kriteret qe do te vendosin vete universitetet. Sipas ligjit, notën e përcakton Këshilli i Ministrave, ndërsa kriteret seleksionuese te pranimit, qe mund te jene nje mesatare me e larte apo konkurs, do ta vendosin universitet. Drejtorja e arsimit te larte Linda Pustina deklaron se detajet pritet te diskutohen gjate nje takimi me rektoret e universiteteve. Por referuar draft reformës se hartuar nga nje grup ekspertesh, propozohej qe vetëm maturantet me mesatare mbi 6 mund te aplikonin për studime te larte. Nuk dihet nëse ky do te jete edhe pragu qe do te caktoje qeveria. Ndërsa universitetet e kane shprehur qarte se do te kenë kritere te tjera seleksionuese. Me ligjin e ri arsimit te larte, edhe kuotat do t?i përcaktojnë shkollat e larta, por duke respektuar raportet, student -pedagoge-ambiente. Ky kusht pritet te sjelle reduktim te pranimeve te te rinjve ne universitete. Ndërkohe, vete shkollat e larte do t?i nënshtrohen vlerësimit nga nje agjenci ndërkombëtare. Ndërkohe Ministria e Arsimit me mbështetjen financiare te qeverise italiane do te krijoje rrjetin online te te dhënave dhe shërbimeve ne universitete.