Hetimi i skandalit të ilaçeve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-15 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
8 muaj pas zbulimit të skandalit me rimburismet e ilaçeve, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet, duke dërguar për gjykim 9 persona të akuzuar për një seri veprash penale, si shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe vjedhje të fondit të ilaçeve të rimbursueshme. Në mesin e të akuzuarve janë të përfshirë zyrtarë të Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor Tiranë dhe drejtues farmacish. Dëmi që këta persona i kanë shkaktuar shtetit nga kjo skemë përllogaritet në rreth 56 milionë lekë. Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë rezulton se drejtuesit kryesorë të kësaj skeme janë shtetasi Hysni Roçi, pronar i disa farmacive në kryeqytet, si edhe ish-drejtori rajonal i Fondit, Pjerin Xhuvani. Të dy këta persona, duke përfituar nga postet e tyre kanë përfshirë në veprimtari të paligjshme edhe shtatë të tjerë, përkatësisht 4 drejtues teknik farmacish dhe 3 punonjës të Fondit Rajonal të Tiranës. Hysni Roçi, akuzohet për veprën penale ?Mashtrimi?, ndërsa Pjerin Xhuvani, ish-drejtor i Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor, akuzohet për ?Shpërdorim të detyrës? . Pese bashkëpunëtoret e tjerë gjithashtu do te përballen me akuzat e ?shpërdorimit te detyrës?, ?mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve?. Skema ka funksionuar nga shtatori i vitit 2014 e deri ne muajin mars të këtij viti, kur dhe u ngritën dyshime e para. Shumicën e përfitimeve financiare te kësaj afere e merrnin Drejtori i Fondit te Sigurimeve te Tiranës dhe vartësit e tij.