http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Po aq e tensionuar sa ne ambientet e brendshme te kuvendit ishte situata edhe jashtë tij. Mbështetës te opozitës shprehen zemërimin kundër dy marrëveshjeve dhe u përplasen me forcat e policise. Njësi speciale rrethuan ndërtesën dhe u vendosen ne disa rruge kryesore qe te çojnë drejt godinës se parlamentit. Protestuesit sulmuan me gurë dhe boje ndërtesën e parlamentit, thyen disa xhama te ndërtesës, si dhe hodhën koktejl molotovi kundër automjeteve te policisë. Disa kontejnerëve te mbeturinave me te cilin ishin bllokuar fillimisht disa rruge, iu vu zjarri si dhe u dëmtuan disa automjete zyrtare. Dhunës nuk i shpëtuan as dritat dhe pemët qe dekorojnë sheshet e Prishtinës per festa. Nuk raportohen per persona te lënduar, ndërsa policia njoftoi se tre protestues u arrestuan.