Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Taksat e larta nuk kanë sjellë asnjë përmirësim të situatës së informalitetit në ekonomi dhe nuk kanë arritur të shkëpusin nga kjo zonë biznese. Ky rezultat ka dalë pas një studimi të zhvilluar nga Forumi Kombëtar i Biznesit ku 66% e bizneseve të anketuara kanë ngritur si shqetësim nivelin e lartë të taksave, konkurencën e pandershme dhe korrupsionin e inspektorëve tatimorë.
Esmeralda Ballesha: Gati 66% e bizneseve treguan që taksa e lartë që kishin ata i bënë që të ishin informale. Gjithashtu ndaj evazionit fiskal reagonin kështu për shkak të një konkurrence të pandershme që kishin ndaj atyre që ishin të paregjistruar dhe të paformalizuar. Gjithashtu korrupsioni i lartë në radhët e administratës publike dhe marrëdhëniet jo të mira me administratorët tatimorë i bëjnë ata që të mos ishin formalë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/taksat-e-larta-detyrojne-bizneset-te-veprojne-ne-informalitet/